Dani Alvesh i ka habitur të gjithë, teksa para disa orësh me anë të një postimi në Instagram ka njoftuar se do të largohet nga PSG.
Braziliani, i cili ndodhet me kombëtaren e vendit të tij në Copa America, ka postuar një foto me titujt që fitoi në Francë, ku shkruante se kishte vendosur t’i jepte fund aventurës në Paris.
“Momenti për t’i dhënë fund ka ardhur dhe kjo është pika finale”. Kështu shprehej 36-vjeçari, i cili gjithashtu shprehet se ka falenderime për të gjithë që ishin me të në rrugëtimin e tij në kryeqytetin francez.