Qyteti i Beratit, por edhe futbolli shqiptar janë hidhëruar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Guxim Muklit. Ish-trajneri beratas ka drejtuar për plot 18 vite skuadrën e Tomorit, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për ekipin e qytetit të tij. Lajmi për ndarjen nga jeta të Muklit ka prekur edhe presidentin e FSHF-së, Armand Duka, i cili përcjell ngushëllimet e tij përmes llogarisë zyrtare në “Facebook”.
“I trishtuar për lajmin e ndarjes nga jeta të Guxim Muklit, ish-trajner i njohur i Tomorrit në vitet ‘80 dhe i ekipit Shpresa. Ai ishte një nga simbolet e trainingut beratas, duke stërvitur një brez të shkëlqyer futbollistësh si Kovaçi, Mile, Kokalari, Matrapazi etj.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Mukli, miqve dhe të afërmve të tyre. Profesor Mukli do të mbahet mend gjithmonë për kontributin që ka dhënë për futbollin e Beratit e të Shqipërisë, si trajner dhe si futbollist. U prehtë të paqe! I paharruar qoftë kujtimi i tij!”, shkruan Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/