“Ndaloni të gjithë, po na shkruan”! Shpërthen “gara” për Mesin në rrjete sociale, klubi italian publikon bisedën

Ajo që Barcelona i druhej më tepër tashmë është bërë realitet. Lionel Mesi ka përfunduar kontratën e tij me katalanasit dhe është zyrtarisht lojtari i lirë. Kjo ka bërë që shumë klube të studiojnë me kujdes mundësinë për të siguruar firmën e argjentinasit, megjithëse ka edhe ekipe të tjera që kanë vendosur të hedhin edhe doza humori në lidhje me këtë çështje.

Në rrjetet sociale tashmë ka shpërthyer “gara” për Mesin, ku skuadra e Komos shpërndan një bisedë të sajuar në “Ëhatsapp” me 6 herë fituesin e Topit të Artë. “Përshëndetje Leo! si je? Ka ca kohë që nuk jemi dëgjuar… A ke kohë të takohemi në një nga akëto ditë?”, shkruhet në foton e shpërndarë nga klubi italian, të cilën më pas e shoqëron me fjalët: “Ndaloni të gjithë! E ka parë dhe po shkruan”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online