Ndalon futbolli në Greqi për arsyen e pazakontë, arbitrat zgjedhin që të mos dalin më në fushën e lojës: Nuk ka rrugë tjetër!

Futbolli nuk do të luhet në Greqi, të paktën sipas planit aktual, topi nuk do të ‘rrokulliset’ në periudhën e ardhshme dhe arsyeja është disi e çuditshme. Gjyqtarët e nivelit më të lartë të garës së futbollit grek hynë në grevë.

Organizata e gjyqtarëve shpalli bojkot dhe deklaroi se nuk do të arbitrojnë ndeshjet e kampionatit fundjavën e ardhshme. Shkak janë sulmet verbale gjithnjë e më të shpeshta ndaj gjyqtarëve, e më pas edhe ato fizike.

Askush nuk bëri asgjë, as vetë Federata dhe gjyqtarët përmes organizatës së tire vendosën të reagojnë kështu. “Arbitrat grekë dhe të huaj janë shënjestër dhe viktima të vazhdueshme. Ne marrim kërcënime, ushtrohet dhunë ndaj nesh, ne pësojmë keqtrajtime, fillimisht fizike, pastaj verbale dhe askush nuk është ndëshkuar. Prandaj vendosëm që ata të mos gjykojnë ndeshjet, derisa të sigurojnë kushte të sigurta”, shkruan gjyqtarët në një letër të hapur për publikun.

Është interesante se gjyqtari i futbollit Andreas Gamaris u sulmua në Athinë muajin e kaluar dhe më parë, gjyqtari Tasos Papapetrou mori kërcënime me vdekje. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online