Ndahet nga jeta ish-mbrojtësi bardheblu, Duka: Ikona e fundit e brezit që hodhi themelet e Tiranës së madhe

Futbolli shqiptar ka qenë në zi ditën e sotme. Ish-mbrojtësi i Tiranës, Remzi Bulku, është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare. Ish-lojtari ka dhënë një kontribut të madh si për klubin bardheblu, ashtu edhe për sportin në përgjithësi. Ndarja e tij nga jeta ka prekur edhe presidentin e FSHF-së, Armand Dukën, i cili përcjell ngushëllimet e tij për Bulkun përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Të dashur miq, ndihem i keqardhur nga lajmi i ndarjes nga jeta në moshën 91-vjeçare e Remzi Bulkut, ish-mbrojtësit të Tiranës në vitet ’50. “Xikja”, siç e thërrisnin miqtë dhe të njohurit, ishte ikona e fundit e një brezi futbollistësh në skuadrës kryeqytetase, të cilët do të hidhnin themelet e Tiranës së madhe, kampione të pas viteve ’60.

Edhe pasi Xikja e la futbollin e luajtur, nuk u shkëput prej tij dhe klubit të Tiranës. Krahas punës si mësues i edukimit fizik, ai ka punuar për vite të tërë edhe si trajner me ekipet e moshave të klubit kryeqytetas.

Bashkohem me dhimbjen e familjes Bulku për humbjen e pazëvendësueshme të saj, si dhe i shpreh ngushëllimet e mia personale dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit, për ndarjen nga jeta të Remzi Bulkun. Me respekt Armand Duka”, shkruan presidenti i FSHF-së./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *