Smair Nasri u dënua nga UEFA me 6 muaj pezullim, pasi kishte përdorur substanca të ndaluara. Ish-sulmuesi i Arsenali, Manchester City t dhe Sevilla-s është në fund të dënimit dhe nga data 1 gusht mund të jetë sërish aktiv në futbollin e madh. Pas gjysmë viti pushim, Nasri po pret ofertat që do të shkojnë në drejtim të tij dhe menjëherë ka trokitur mundësia e parë.
Siç raportohet nga mediat franceze, Saint-Etienne është gati që t’i ofrojë një kontratë mesfushorit. Për 31-vjeçari do të ishte një rikthim në Francë pasi në të shkuarën është aktivizuar te skuadra e Marselles. Gjithsesi mbetet për t’u parë nëse do të konkretizohet kjo lëvizje, pasi tani gjithçka është në dorë të Nasri, i cili me siguri nuk do e refuzonte një rikthim më vendin e tij të lindjes, sidomos pas kësaj pauze aspak pozitive