Disa ditë më parë agjenti Mario Xhiufredi, i cili menaxhon lojtarin e kombëtares sonë Elseid Hysajn, foli për mediat italiane duke thënë se klienti i tij është i hapur për një transferim te Çelsi. Këto fjalë duket se kanë vënë në lëvizje menjëherë klubin e Napolit dhe siç raportohet nga “Tuttosport”, drejtuesit e klubit napoletan po përgatisin një ofertë për Laxarin, i cili luan me SPAL.
Manuel Laxari, ka bërë paraqitje mjaft të mira në Serinë A dhe ka interes ka disa klube për të. Sipas asaj që raportohet, Napoli do të bëjë gati një ofertë prej 20 milionë eurosh në drejtim të SPAL. Ndërkohë, nga ana tjetër Çelsi po përgatitet që të paguajë klauzolën e Hysajt.
Një transferim i mundshëm i shkodranit në “Stamford Bridge” do të sillte një ribashkim të lojtarit tonë me ish-trajnerin e tij tek Empoli dhe Napoli, Mauricio Sarrin.