Napoli ndalet sërish, Juventusi falënderon

Asnjë gol, vetëm një pikë për Napolin, që barazon 0-0 në San Siro ndaj Interit dhe lëshon kreun e renditjes.

Praktikisht në një javë titulli ka marrë rrugën nga Napoli për në Torino, sepse skuadra e Sarrit dështoi ndaj Romës dhe nuk është se mahniti edhe sot.

Interi, edhe pse në vështirësi këtë vit, luajti një ndeshje shumë të mirë, bllokoi gjithë fantazinë dhe sulmet e Napolit, goditi edhe shtyllën me Shkriniar në fillim të pjesës së dytë, ndërsa shumë rrallë vuajti ndaj një Napoli në depresion, që tashmë i ka dorëzuar kreun Juventusit.

Torinezët mesjavën e ardhshme luajnë ndeshjen e prapambetur ndaj Atalantës dhe me një fitore do të shkojnë +4. Kush e imagjinonte, deri para një jave?

Për Interin një pikë që ndoshta e zhgënjen, duke parë si luajti (por Ikardi ishte në hije), ndërkohë që renditja sa vjen e bëhet shqetësuese edhe për faktin se Milani tashmë është 5 pikë pas. Derbi i prapambetur kthehet në një finale të madhe!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online