Napoli ndalet nga skuadra që po befason Serinë A, Roma, Milani e Interi janë gati të përfitojnë nga situata

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Napoli nuk ka shkuar më larg se një barazim mbrëmje e sotme. Ekipi i drejtuar nga Antonio Konte është ndalur në një barazim 0-0 nga ekipi që po befason Serinë A, Komo. Fabregasi po bën një punë të mrekullueshme në krye të Komos, teksa i ka dërguar në vendin e 5 me 17 pikë të grumbulluara në 10 javë kampionat.

Roma, Milani dhe Interi janë gati të përfitojnë nga ky rezultat i sotëm. Skuadra kryqytetase ka mundësinë të marrë kreun në rast fitoreje, ndërsa dy ekipet nga Milanoja mund të shkurtojnë diferencën në vetëm 1 pikë me Napolin kryesues./Sport Ekspres/