Emri i Edon Zhegrovës gjendet në listën e dëshirave të Napolit. Siç raporton eksperti i merkatos, Fabricio Romano, klubi italian është vënë në lëvizje për të transferuar lojtarin shqiptar. Por nga ana tjetër, drejtuesit e Lilës nuk janë të hapur për një marrëveshje, pasi nuk dëshirojnë që ta largojnë Zhegrovën që në muajin janar.
“Napoli gjithashtu i është qasur Lilës këtë javë për Edon Zhegrovën, duke qenë se ai qendron lart në listën e tyre. Napoli e vlerëson Zhegrovën, por Lila deri tani nuk po i hap dyert për një largim në muajin janar. Nuk janë duke e bërë të lehtë, sepse dëshirojnë që të mbajnë (Zhegrovën)”, ka bërë me dije Fabricio Romano./Sport Ekspres/