Amir Rrahmani do të jetë pjesë e Napolit sezonin që vjen, ndërsa e ardhmja e Marash Kumbullës mbetet ende për t’u zbuluar. Presidenti i Veronës ka folur për “Radio Kiss Kiss” mbi merkaton e klubit të tij. Seti ka vlerësuar Rrahmanin dhe i treon Napolit se ka marrë një profesionist të madh dhe kujton se së bashku me kapitenin e Kosovës mund të kishte shkuar edhe ai që ka qenë kryefjala e kësaj merkatoje, Marash Kumbulla. Vendimi i tij për t’u menduar ishte e vetmja arsye përse talenti shqiptar nuk hodhi firmën në kontratë. Megjithatë Seti zbulon interesin e madh në drejtim të mbrojtësit kuqezi, që sipas tij është i destinuar për të shkuar në një klub të madh.
Rrahmani
“Napoli ka marrë një profesionist të madh. Ai ka ende për të dhënë potencialin e tij të plotë dhe jam i sigurt se me fanellën e kaltër do të gjejë një vlerë të shtuar për të treguar cilësitë e tij. Ka goditur disa herë shtyllën këtë sezon, por mund të përmirësohet në aspektin e golave. Rrahmani është shymë i shpejtë, është një mbrojtës i kompletuar dhe nuk mendoj se do të ketë ndonjë problem duke luajtur me 4 në prapavijë. Nga një pikëpamje futbollistike, ai është shumë inteligjent dhe nën drejtimin e Gatuzos mund të kompletojë vetveten”.
Kumbulla
“Në janar për hir të së vërtetës ishte një interes i fortë nga Napoli, por koha ishte e limituar dhe Kumbulla preferoi të merrte kohë për të reflektuar. Kjo ishte e vetmja arsye për se ai nuk u transferua te të kaltrit. Tani janë disa skuadra pas tij. Kumbulla është një djalë i talentuar i destinuar për një karrierë në një klub të madh“, ka thënë Seti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/