3 kërkesa për të marrë një përgjijge, Ministria e Arsimit dhe Sportit refuzon projektin e FSHF-së për 100 fushat

Iniciativa e FSHF-së për ndërtimin e 100 fushave të futbollit në të gjithë vendin ka marrë një përgjigje negative nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Madje për të marrë një përgjigje është dashur të parashtrohej 3 herë kërkesa nga ana e Federatës. Fillmisht projekti ka shkuar në adresë të Ministrisë na muajin shtator, megjithatë vetëm heshjta është marrë në këmbim. Po e njëjta situatë vlen edhe në muajin shkurt. Megjithatë FSHF dërgon për herë të 3-të kërkesën në Ministri në muajin qershor, kur edhe përgjigja ka qenë negative.

Arsyeja e refuzumit pretendohet të jetë buxheti i vogël nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, që nuk mund të financojë një projekt të tillë. Ndërkohë në krahun tjetër gatishmëria nga njësitë administrative vendore nuk ka muguar, teksa kanë marrë përsipër të paguajnë pjesën e tyre për të vënë në jetë këtë plan, i cili është ngritur me qëllimin kryesor rritjen e futbollit të fëmijëve. Një jetë e shëndetshme me aktivitet sportiv kërkohet për të rinjtë, që nëpërmjet ndërtimit të këtyre terreneve do të nxiteshin më tepër drejt rrugës së futbollit. Por qeveria refuzon të bashkëpunojë në këtë projekt të mirëdetajuar dhe të gatshëm për t’u zbatuar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online