Napoli hedh sytë te zbulimi francez, “ciao” Hysaj?

5 korrik… Eshtë kjo data kur e ardhmja e Hysajt ndoshta do të nisë të përcaktohet disi. Deri atëherë, mbetet futbollisti i vetëm i Napolit që ka një klauzolë për prishje kontratë në fuqi dhe, nëse dikush do të donte ta blinte, duhet të paguajë 50 mln euro (vlen vetëm për jashtë vendit).

Hysaj aktualisht fiton 1,4 mln euro në sezon pas rinovimit, por nuk është e thënë që rroga e tij të mos rritet akoma më shumë, teksa pritet ende e ardhmja e Sarrit, “babait” të tij në stol, Mauricio Sarri.

Risultati immagini per pavard francia

Ndërkohë, Napoli po përpiqet që të gjejë një zëvendësues dhe në shënjestër ka vendosur francezin Pavard, që po shkëlqen me gjelat e Deshampit në Rusi. Vlera e tij është 30 mln euro dhe Shtutgardi, sidomos për Botërorit, nuk ka ndër mend që të bëjë skonto.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *