Napoli-AZ Alkmar vihet në pikëpyetje, Duka tregohet i prerë në Itali: Protokolli e thotë qartë, humbin në tavolinë

Kompeticionet europiane do të ngrejnë siparin këtë javë, megjithëse problemet me Covid-19 kanë dalë në horizont. Azeta Alkmari numëron disa lojtarë të infektuar, duke ngritur pikëpyetje nëse do të luhet sfida e së enjtes kundër Napolit. Kësaj teme i ka dhënë përgjigje presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Në një prononcim për “Radio Kiss Kiss Napoli”, anëtari i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, e thotë qartë se protokolli të detyron të luash nëse ke 13 lojtarë në dispozicion. PRandaj, nëse Azeta Alkmari nuk udhëton drejt Napolit do të humbasin me rezultatin 3-0 në tavolinë.

“Ndeshja mund të luhet. AZ ka 13 lojtarë që mund të zbresin në fushë, sigurisht do të ishte më mirë t’i kishin të gjithë, por rregullat janë të qarta. Ndërhyrja e autoriteteve holandeze? Nëse nuk respektojnë rregullat do të humbasin në tavolinë. Protokolli thotë se me 13 lojtarë në dispozicion duhet të luash. Shpresojmë të organizojmë gjithçka në mënyrën më të mirë të mundshme dhe t’i luajmë ndeshjet në mënyrën e duhur pa probleme me Covidin mes lojtarëve”, ka thënë Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online