Me ardhjen e merkatos vjen hapet përsëri edhe tema e transferimit të Milot Rashicës. Sulmuesi shqiptar ishte pranë kalimit te Lajpcigu vitin e shkuar, por çështja e çmimit ishte ajo që la akordin pezull. Megjithatë lojtari 24-vjeçar mbetet ende në preferencat e trajnerit Nagelsman, që tashmë e kërkon te Bajerni i Mynihut. Duglas Kosta përfundoi aventurën te bavarezët dhe tashmë këta të fundit mendojnë që ta zëvendësojnë me Rashicën.
Ndërkohë mediat gjermane bëjnë me dije se një tjetër klub gjerman ka nisur bisedimet me Verder Bremenin. Bëhet fjalë për Ajntraktin e Frankfurtit, që sezonin e ardhshëm do të jetë pjesëmarrës në Europa League./Halit Delibashi-Sport Ekspres/