“Na vjen turp, po bëhet mediokër”! De Oliveira vendos bastin e rrezikshëm: Nëse Craiova nuk kualifikohet jap dorëheqjen

Fitorja e Laçit kundër Universitatea Craiovas nuk është pritur aspak mirë në Rumani, pavarësisht rezultatit minimal. Ish-futbollisti Eric de Oliveira, i cili tashmë kryen rolin e analistit për “LookSport”, e sheh si një turp të madh humbjen me kurbinasit, si dhe kërkon ndryshime në futbollin rumun.

“Ky është futbolli. Askush nuk fle në futboll sot. Ne, si rumunë, mendojmë se duhet t’i mundim të gjithë. Konkurrenca na tregon se niveli ynë nuk është ai që prisnim. Ne jemi nën atë nivel. Duhet të jemi realistë, kemi nevojë për ndryshime. Na vjen turp! Po bëhet mediokër”, tha Eric de Oliveira për “Look Sport”.

Megjithatë, braziliano-rumuni ka vendosur të guzojë dhe të vendosë një bast të rrezikshëm. “Nëse Craiova nuk kualifikohet, do të jap dorëheqjen nga ‘Look Sport’”, ka thënë Eric De Oliveira./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online