“Na vendosën në vështirësi”, Asllani tregon përshtypjet e tij për Egnatian: Skuadër shumë fizike, ushtronin presion për çdo top

Kristjan Asllani ka folur për faqen zyrtare të Interit pas përfundimit të miqësores kundër Egnatias. Skuadra shqiptare i befasoi jo pak zikaltrit dhe këtë e pranon në një farë mënyre edhe mesfushori i Kombëtares kuqezi. Asllani ka thënë se Egnatia i vuri në vështirësi dhe se ishin mjaft mirë fizikisht, por ai dhe shokët e tij të skuadrës u treguan të aftë për të përmbysur rezultatin.

“Erdhi kjo skuadër që për hir të së vërtetës sot na vendosi pak në vështirësi. Objektivi jonë ishte që të gjithë të merrnim minuta në këmbë. Tashmë të shohim në fillim të kampionatit. Ekipi është mirë dhe mbeten edhe pak ditë. Tani e dimë se çfarë do trajneri. Dalëngadalë do fillojmë të luajmë përmendsh, sepse e dimë se çfarë kërkon. Të vazhdojmë kështu. Ishte një skuadër shumë fizike, që ushtronte presion për çdo top. Luajtën mirë, por u treguam të zotët për ta përmbysur dhe jemi të kënaqur për këtë. Je”, ka deklaruar Kristjan Asllani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *