Na trego sa vlen, zoti Panuçi!

Një vit në drejtim, dy fitore e 5 humbje, një rinovim i dështuar dhe lojë mediokre në miqësoret e fundit. Bilanci i Kristian Panuçit në stolin e kombëtares shqiptare është për të ardhur keq, por duhet durim. Vitin e shkuar trajneri italian me të drejtë tha se cikli i tij do të niste pas përfundimit të kualifikueseve të Botërorit, ndërsa pas dështimeve në miqësore tha se ishin ndeshje për eksperimente. Tani e tutje luhet seriozisht, premtimi i Panuçit ka qenë i qartë: “Në vjeshtë do të shihni një Shqipëri ndryshe, të jeni të bindur!”.

Ish-mbrojtësi i famshëm i Milanit e shumë klubeve të tjera na premtoi që në fillim lojë të bukur dhe sulmuese. Nuk e kemi bërë kurrë, nuk është për ne, por ai e premtoi. I madhi Oto Rehagel, kampion Europe me Greqinë në 2004, ka thënë: “Në futboll ekziston vetëm një e vërtetë: Topi duhet të futet në rrjetë. Nëse nuk futet, gjithçka bëhet e vështirë”.

Pikërisht këto fjalë Panuçi duhet t’i mbajë mirë në mendje, sepse në ndeshjet e Nations League tifozët dhe mediat duan vetëm dy gjëra: gola dhe pikë. Në vitin 2018 kemi luajtur tre ndeshje, i kemi humbur të gjitha dhe kemi shënuar vetëm një gol, ogur i keq.

Flitet se lojtarët ka kohë që nuk janë të gjithë pro Panuçit, tifozët këtë gjë mund ta kuptojnë qartë që në sfidat e radhës, që tashmë vlejnë pikë dhe nuk ka më justifikime të tipit “bëjmë eksperimente, nuk jemi mirë fizikisht, kemi mungesa”. Tifozët do ta kuptojnë nëse skuadra nuk do japë maksimumin e vet dhe do të jenë të kota deklaratat pa fund para ndeshjes dhe pas ndeshjes, sikur do bëjmë namin për atdheun.

Panuçi do të matet me rezultate tani e tutje dhe nga kreu i Federatës deri tek tifozi i fundit duam rezultat, nuk na intereson fare loja sulmuese e Panuçit, i cili duhet të na bindë që është trajneri i duhur. Ka vetëm pak ditë kohë, jo më muaj e vite, sepse vjen një moment ku teoria nuk vlen më dhe rezultatet në fushë janë të vetmet që do të kenë vlerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online