Na presin me 9 lojtarë, Reja zbërthen Kazakistanin: Keni një problem, krahët e Shqipërisë duhet ta shfrytëzojnë

Përpara takimit mes Kazakistanit dhe Shqipërisë, trajneri Reja ka qenë në konferencën për shtyp. Trajneri i kuqezinjëve ka zbërthyer kundërshtarin sa i përket mënyrës sesi do të luajë në përballjen e nesërme, duke pasur të qarta gjithçka. Çdo sulm që do të ndërtojë Shqipëria duhet të thyejë 9 lojtarët e Kazakistanit, pasi luajnë me 5 mbrojtës dhe 4 mesfushorë kur topi do të zotërohet nga ana jonë. Gjithashtu Reja ka cekur një pikë të dobët të Kazakistanit që duhet të shfrytëzohet nga krahët.

“Kombëtarja e Kazakistanit është shumë e organizuar, sidomos në mbrojtje. Luajnë shumë në krahë, përdorin formacionin 3-4-3 dhe është fizikisht në gjendjen e duhur, duke përdorur shpeshherë edhe teknikën. Do të veçoja nga kjo Kombëtares Islamkhan që lidh tërë lojën e skuadrës. Kanë pesë mbrojtës dhe katër mesfushorë, pra i mbulojnë zonat mirë. Por ka një problem për faktin se nuk ka mbrojtës të shpejtë. Shpresojmë se krahët tanë do të jenë në gjendje ti shfrytëzojnë ato zona. Ne nuk duam të humbasim dhe kërkojmë që të luajmë mirë. Sigurisht që është e rëndësishmja fitorja pasi kemi lënë pikë dhe jemi favoritët e grupit”, u shpreh Reja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *