“Na nënvlerësuat”! Emiljano Çela është figura e javës në Superiore, shembulli i Selmanit dhe çfarë nisje me kampionët

0

Emiljano Cela e nisi në mënyrën më të mirë aventurën e re te Kastrioti për vitin 2022. Krutanët, që ishin vendi i fundit në renditje dhe shiheshin të dalë nga gara nisur nga cilësia e ekipeve të tjera përtej pikëve, mundën kampionët e Superiores. Kastrioti ia doli me shifrat 2-0 duke i lënë pak mundësi kundërshtarit që të reagonte. Ndërkohë, akoma më e bukur ishte intervista e tij pas ndeshjes.

Cela ka pasur sinqeritetin për të deklaruar se Kastrioti shihej si i dorëzuar edhe për shkakun se ishte pikërisht Emiljano që u konfirmua si trajner i ri, për hir të mungesës së eksperiencës. Por në fakt është krejtësisht e kundërta dhe vet afrimi i një mbrojtësi si Adolf Selmanit në qendër të mbrojtjes është dëshmia se klubi po vazhdon të punojë, ashtu si edhe vetë stafi, për të lu.ftuar deri në momentin e fundit. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.