“Trajneri i Partizanit kënaqet kur sheh Tiranën duke luajtur futboll”! Ndihmësi i Orges Shehit thumbon: Jemi në vend të 1 dhe në finale të Kupës, më mirë se kaq…

Teuta arriti të mposht Tiranën 2-1 vetëm pak ditë më parë, duke hapur llogaritë e titullit kampion. Megjithatë durrsakët nuk kanë mundur të bëjnë dot realitet mrekullinë e shumëkërkuar në Kupën e Shqipërisë.

Në ndeshjen e parë bardheblutë fituan 3-0 dhe duket se atje mbyllën të gjithë historinë e gjysmëfinales. Këtë herë ndeshja u mbyll në barazimin 0-0, me Tiranën që shkon për herë të 27 në finalen e Kupës së Shqipërisë, atje ku do të gjejë Egnatian. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:

Karapici: “Nuk kishte lidhje me derbin, e kishim mendjen vetëm te Kupa. E arritëm një objektiv për të shkuar te finalja e Kupës. Nuk ndryshoj asgjë nga tre ditë më parë, të dyja ndeshjet kanë qenë thuajse njësoj. Edhe në ndeshjen që u mundëm në kampionat ne qarkulluam topin, thjesht në atë ditë kishim 10 minuta “black-out” që i ndodh çdo skuadre. Ne kemi qenë superiore ndaj Teutës. Jemi në vend të parë në kampionat, në finale të Kupës, më mirë se kaq nuk ka ku të shkojë. Kolela ishte në stadium sot? U bë kohë e gjatë që vjen dhe ndjek Tiranën, me siguri që kënaqet kur vjen dhe na sheh duke luajtur”.

Martini: “Ndeshja e parë vendosi gjithçka. Kur luan kundër Tiranës është e vështirë të kthesh rezultatin 3-0. Ngarkesa fizike ka qenë e madhe, gjithashtu edhe ana psikologjike. Më tepër do të ndikoj te Tirana përballja direkte me ne pasi humbi në kampionat dhe i pret një ndeshje e vështirë pastaj. Te ne ka atmosferë pozitive, mund të arrijmë në Europë. Ndoshta për ne do të ishte më mirë të barazonim në kampionat dhe të fitonim këtu për të kaluar më tej. Kemi shpresa që do të kapim vendin e katërt. I uroj Tiranës që të fitojë Kupën”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *