“Na mund Kazakistani dhe Shqipëria…“, lojtari i Craiova nuk e kapërdin dot eliminimin: Shkrova një faqe të zezë në historinë e klubit

Eliminimi nga Laçi nuk është prituar aspak mirë në kampin kundërshtar. Këtë e pasqyrojnë pastër fjalët e mesfushorit të Universitatea Craiovas, i cili në një intervistë të dhënë pas ndeshjes nuk e fsheh aspak zhgënjimin. Dan Nistor thotë se ka shkruar një faqe të zezë në historinë e klubit rumun pas këtij eliminimi nga një rival që e shihnin si inferior kundrejt tyre, ndërsa nuk mund ta besoj që tashmë janë jashtë Ligës së Konferencës.

“Është një mbrëmje e dhimbshme për ne dhe futbollin rumun. Ky është niveli dhe ne duhet të ecim përpara. Ne mund të kishim shënuar, kishim dy ose tre raste, ishim pa fat në atë traversë. Topi doli nga portieri. Kaq është, duhet të shikojmë nga e ardhmja. Është një mbrëmje e errët, është shumë e vështirë. Kam shkruar një faqe të zezë në historinë e Craiovës. Na mposht Kazakistani, Shqipëria… Kjo është vlera jonë. Unë me të vërtetë nuk mund ta besoj që nuk u kualifikuam“, ka deklaruar Dan Nistor./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *