“Na ka ikur besimi”, sulmuesi i Skënderbeut “kërcënon” Tiranën: Do kthehemi aty, i marrim 3 pikë

Skënderbeu është në një gjendje krize totale teksa në pesë ndeshjet e fundit në Superiore ka arritur që të marrë vetëm një barazim. Pra shifrat nuk flasin aspak në favorin e korçarëve që këtë sezon do të luftojnë seriozisht për të mos rënë nga Kategoria.

Por kur lojtarët e Skënderbeut pyeten mbi vështirësitë që janë duke kaluar, kërkojnë që ta shohin vetëm si një krizë rezultatesh që mund t’i ndodhi të gjitha skuadrave. Nga ana tjetër Elvi Berisha ka kërcënuar Tiranën përpara takimit që do të zhvillohet mes këtyre ekipeve, duke folur për “Report Tv”:

“Këtu është një krizë e vogël, por që ka për të kaluar. E gjitha vjen nga mungesa e besimit dhe kjo lidhet me rezultatet negative që ne kemi marrë kohët e fundit. Por nëse më pyesni mua personalisht, ekipi do të kthehet që me Tiranën dhe do të marrim tre pikët. Kemi folur me çunat dhe jemi shumë të karikuar”, tha Berisha. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online