Na ishte njëherë…Shqipëria! Kushtet dhe mundësitë kanë ndryshuar për fëmijët, futbolli nuk është më hobi

Dikur ishte kaq e vështirë për fëmijët dhe vetë mentalitetin në Shqipëri për t’iu përkushtuar futbollit. Më tepër konsiderohej si një hobi, për të shpenzuar disa orë gjatë ditës, por kurrsesi për të qenë prioriteti kryesor në jetë.

Vetë familjarët dilnin kundër kësaj ideje në përgjithësi, pasi ky sport nuk premtonte siguri për të ardhmen dhe as të ardhura. Na ishte njëherë…Shqipëria! Kjo është panorama e para disa viteve, që ka ndryshuar shumë me kalimin e kohëve dhe sigurisht që ka ende për t’u punuar.

Afrimi i një finale europiane siç ajo e Conference League mbetet padyshim një panoramë fantastike për të treguar pikën e rritjes tonë. Ndërkohë, akademitë janë shtuar së tepërmi. Një prej tyre është edhe ajo e Etien Football Academi, që gjendet në fushën e shkollës Harry Fultz në Tiranë.

Në muajin gusht kanë nisur edhe regjistrimet për fëmijët nga mosha 5 dhe deri në 17-vjeç, atje ku kushtet e ofruara janë ideale për fëmijët, me oraret fleksibël, fushat me ndriçim dhe ambient i përkryer për ta kthyer pasionin në profesion. Marka më e mirë e kësaj akademie deri tani është dërgimi i një elementi të saj, Elidion Gjika, në grup moshat e Barcelonës për disa kohë.

Por kryesorja qëndron në faktin se fëmijët kanë të gjitha mundësitë për të marrë bazat e shëndetshme që në vegjëli, në mënyrë që të kenë të ardhme të ndritur. Mësuesi i parë nuk harrohet kurrë thonë, ndërsa në futboll, mësuesi i parë të vendos gjithë jetën tënde sportive.

Një edukim i keq në këtë grup moshë mund të shkatërrojë karrierën pa nisur mirë, e kundërta të jep frytet që të shpërblehen pas disa vitesh. Për këtë arsye zgjedhja e akademive është gjithmonë e kujdesshme. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online