Na e ka kthyer Kombëtaren çdo fundjavë dhe tani në mesjavat e Champions League, jetojmë në kohën e Armando Brojës

Jetojmë në kohën e Armando Brojës! Asnjë ekzagjerim dhe shumë vërtetësi në këtë shprehje. Nëse tifozët shqiptarë ishin kaq të mërzitur që Kombëtaret luajnë fare pak ndeshje gjatë një viti, tani situata paraqitet ndryshe. E kjo falë një sulmuesi i cili quhet Armando Broja. Fundjavat tona mbusheshin gjithmonë me emocione si të ishin duke luajtur kuqezinjtë tanë, pasi Premier League na ofronte një arsye shumë të madhe për të krenuar, mes atyre pak që gjejmë realisht.

Brenda pak kohësh arritëm që të mësonim mënyrën e lojës dhe taktikat e Southampton, gjë e cila as që do të mendohej ndonjëherë. Papritur Salisu na dukej me sigurinë e Gjimshitit apo Romeu me të Keidi Bares. Tashmë emocioni dhe niveli i krenarisë na ka kaluar në tjetër nivel, Champions League.

E kush do ta mendonte më parë se një lojtar i Shqipërisë mund të ishte një nga arsyet që një trajner i Chelsea të shkarkohej? Epo ja ku ndodhi! Presidenti i ri i londinezëve zgjodhi që t’i besonte një kontratë të re 6 vjeçare, për herë të parë te klubi i Chelsea, Armando Brojës. Kjo do të thotë shumë, ndërsa Tuchel i besonte fare pak këtij djaloshi.

Presidenti i Chelsea vendosi për shkarkimin e Tuchel pasi nuk ndanin të njëjtin vizion për të ardhmen. Për të mbërritur te Potter, që në ndeshjen e debutimit aktivizon Brojën që në minutën e 65 në Champions League. Sulmuesi po has pak vështirësi deri në gjetjen e golit të parë, por Shqipëria fërkon duart për xhevahirin e saj. Asnjëherë si tani, koha për të kaluar në nivel tjetër edhe me Kombëtaren. /Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online