“Na dëmtoi”! Lojtari i Suedisë sulmon hapur Ibrahimoviç: Kombëtare më e mirë tani, luanim 10 veta për të

Nga Klaudio Ndreca

Ekdal është mesfushori i Suedisë që ka sulmuar hapur Ibrahimoviç, ndërsa ky i fundit po vazhdon që të luajë në nivelet më të larta me Milanin. Teksa rikthehet koha kur ylli suedez ishte pjesë e Kombëtares, Ekdal ka treguar se ka pasur një dëmtim të madh prej tij. Kjo pasi Ibrahimoviç kërkonte që e gjithë loja të bazohej vetëm rreth tij.

“Ekipi ynë përbëhej nga një yll i klasit botëror dhe dhjetë lojtarë të tjerë që duhej ta ndihmonin atë që të mbizotëronte në Kombëtare. Kjo taktikë nuk funksionoi. Kur u largua, kishte një shpirt të madh në skuadër, harmoni dhe vetëbesim. Pas Kupës së Botës mendova: “Mbase shumë Kombëtare me kalimin e viteve nuk kanë qenë në gjendje që t’i plotësojnë të gjitha kërkesat e Zlatan”, u shpreh Ekdal.

Disi ironike është se përballja e ardhshme e Milanit do të jetë pikërisht ndaj Sampdorias, ekipi ku luan edhe Ekdal. Por nuk e dihet ende nëse ky i fundit do të jetë pjesë e takimit pasi po vuan nga një dëmtim që e la jashtë edhe ndaj Juventusit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *