Myrto Uzuni mëson ekipin e ri ku do të shkojë, transferimi do të kushtojë 1.5 milionë euro

Myrto Uzuni e ka mësuar ekipin ku do të vazhdojë karrierën në të ardhmen. Bëhet fjalë për skuadrën e Ferencvarosh që janë kampionët e Hungarisë. Ky transferim pritet të kushtojë rreth 1.5 milionë euro të cilat do të shkojnë në arkat e klubit kroat.

Pas performancave fantastike të zhvilluara me ekipin e Lokomotivës së Zagrebit, sulmuesi shqiptar kishte interesimin e skuadrave në La Liga dhe Seria A. Mes ekipeve që për të interesoheshin në Spanjë ishin Getafe dhe Majorka, por tashmë është arritur marrëveshja dhe brenda pak ditësh pritet zyrtarimi në Hungari. Një aventurë e re për lojtarin kuqezi që kërkon vazhdimësinë pas vlerësimeve të larta që ka marrë në Shqipëri dhe Kroaci. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *