Myrto Uzuni luan 45 minuta ndaj Cadiz dhe në pritje të golit të parë, trajneri i Granadas tregon pse e hoqi: Kisha frikë se e mbyllnim me 9 lojtarë

Myrto Uzuni e ka nisur si titullar në La Liga edhe kundër Cadiz. Mesfushori i Kombëtares ka luajtur për 45 minuta, pa arritur ende që të gjejë golin e parë në elitën e futbollit spanjoll. Puna do të vështirësohej për Granadan, teksa Duarte do të ndëshkohej me karton të kuq në minutën e 33.

Me nisjen e së dytës është marrë vendimi që Uzuni të qëndrojë në stol. Por përse trajneri Moreno vendosi kështu? Tekniku i Granadas është shprehur se vendimi kishte të bënte me frikën për të mos u ndëshkuar sërish me një karton të kuq dhe jo me lojën e treguar nga sulmuesi i Kombëtares, që do të ndëshkohej me të verdhë në të 42.

“Myrto Uzuni e kishte një karton të verdhë dhe nëse do të merrnim edhe një karton tjetër të kuq, do të ishte katastrofale. Përveç kësaj, Uzuni është një djalë që luan me shumë intensitet, që futet me shumë dëshirë në fushën e lojës”, tha Moreno. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online