Shembullor dhe model për t’u ndjekur jo vetëm brenda fushës së blertë, por edhe jashtë saj. Myrto Uzuni ka bërë dy postime në rrjetin social “Instagram”, që tregojnë shumëçka rreth tij dhe që njëkohësisht ftojnë të gjithë lojtarët e tjerë të Kombëtares për të ndjekur të njëjtën rrugë. Në një vend kaq të vogël si Shqipëria dhe me mungesë të pikave ku mund të krenohemi në garën me Europën, rritja graduale që vjen nga futboll i mbush sadopak njerëzit. Por padyshim që për të ecur më përpara me Kombëtaren kërkohet nga lojtarët që të jenë një grup i vetëm.
Myrto Uzuni ka publikuar dy foto që lidhen me debutimin e Keidi Bares në La Liga dhe njëkohësisht të thirrjes e regjistrimit që Barcelona i bëri Rei Manajt. Suksesi i secili lojtar është i gjithë shqiptarëve dhe e parë në këtë këndvështrim mund të ndizet ai zjarri që Panuci foli për aq kohë dhe që nuk mori kurrë, për të kalur një tjetër moment të mrekullueshëm si në Francë. Ky brezi i ri mundet më shumë se kushdo tjetër, mjafton që të ndiqet shembulli i Uzunit dhe Kombëtarja të funksionojë si një trup. /Sport Ekspres/