Vetëm një lojtar në vitin 1997 ka shënuar më tepër, Armando Broja kërkon të thyejë historinë te Southampton dhe vendos diktat në Premier League

Tanimë Armando Broja është kthyer në idhullin e tifozëve të Southampton dhe jehona e tij ka marrë përtej Premier League. Sulmuesi shqiptar arriti që të realizojë edhe kundër Totenhemit, si për të treguar se është i aftë për të shënuar edhe ndaj kundërshtarëve të mëdhenj.

Pas këtij golit të 6 në “Premier League”, Broja është në garë me historinë. Vetëm një lojtar i Southampton ka shënuar më shumë gola se Broja, në po të njëjtën moshë. Bëhet fjalë për Kevin Davies që në sezonin 1997/98 arriti të shënonte 9 herë, ndërsa sulmuesi shqiptar ka realizuar 6 herë deri tani, por ka edhe shumë ndeshje në dizpozicion.

Për të vazhduar më tej, Broja ka vendosur diktatin e tij në kampionatin më të fortë në botë. E thënë ndryshe, asnjë futbollist në moshën e shqiptarit nuk ka arritur që të realizojë më tepër gola në këtë sezon të kampionatit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online