Muzaka: Në këto nivele nuk të falen gabimet

Mesfushori i Skënderbeut, Gjergji Muzaka, foli për Supersportin në lidhje direkte nga Ukraina, pas humbjes kundër Dinamos, ku shënoi një gol fantastik, që ndezi shpresën për pikë.

Për Muzakën, ndeshja ishte përgatitur mirë, por në këto nivele diferencën e bëjnë eksperienca dhe episodet: “Vendosën episodet, dy minuta bënë diferencën. Të gjithë e dinim forcën e kundërshtarit. E kishim përgatitur shumë mirë ndeshjen dhe gjatë pjesës së parë e interpretuam mirë, duke u mbrojtur dhe duke shfrytëzuar mundësitë. Në futboll episodet vendosin shumë: fillimi i pjesës së dytë ishte i keq për ne, sepse humbëm përqendrimin apo për meritë të kundërshtarit. Ato dy minuta bënë diferencën, goli i parë ishte fantastik, i dyti mund të evitohej, por në këto nivele nuk mund të gabosh. Kundërshtari ka aftësinë të administrojë avantazhin dhe duke parë rivalët gjithçka vështirësohet. Goli im? Janë episodet që gjatë ndeshjes një lojtar e lexon situatën, nëse do të pasojë apo do të ketë hapësirë për të avancuar. Unë pashë hapësirë përpara, edhe mbrojtësi u tërhoq”.

Në mungesë të Nimagës, Daja zgjodhi pikërisht Muzakën si mesfushor qendre, rol që ka filluar ta bëjë shpesh: “Ky rol që më ka caktuar trajneri ka të bëjë edhe me eksperiencën që unë kam në futboll. Mendoj se trajneri e ka menduar drejt këtë vendim për të më luajtur në qendër të mesfushës. Pavarësisht minutave që aktivizohesh, si për 90 minuta apo për 1 minutë, mjafton të japësh maksimumin.”

Për Skënderbeun dhe kundërshtarët: “Arma kryesore e Skënderbeut ka qenë fryma e grupit. Duhet të jemi të sinqertë, ku çdo ekip që kemi pasur përballë gjatë kualifikueseve ka qenë favorit. Fryma e grupit dhe eksperienca na kanë ndihmuar të ecim përpara. Por, kur luan në nivelet e ekipeve si Dinamo e Kievit është e vështirë. Megjithatë, motivimi i skuadrës dhe përqendrimi ka qenë gjithmonë në nivelet maksimale.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online