Skënderbeun nuk e mund askush. Korçarët ia kanë dalë të marrin pikë dhe në fushën e Flamurtarit, teksa goli i Gjergji Muzakës vetëm dy minuta para kohës së rregullt i jep një pikë me shumë vlerë korçarëve, të cilët ruajnë distancën me ndjekësit e Kukësit. Flamurtari po ashtu rimerr vendin e tretë. Ka dyshime për një gol të anuluar të vlonjatëve, teksa gjyqtari sinjalizoi një prekje të topit me dorë. Goli i Bicajt në pjesën e parë nuk i mjaftoi vendasve për të t’u kthyer te fitorja në shtëpinë e tyre.
Flamurtari-Skënderbeu 1-1
Shënues: Bicaj 38’/ Muzaka 88′
Flamurtari: Nurkoviç, Bicaj, Siljanovski, Jakovljeviç, Musta, Sidibe (Hyseni 46′), Zhufo, Useini, Hoxhaj (Kamara 73′), Danilo Alvesh (Neziraj 84′), Bushiç.
Trajner: Shpëtim Duro
Skënderbeu: Shehi, Radas, Vangjeli, Aliti, Mici, Osmani, Taku, Shkodra (Muzaka 56′), Xhejms, Gavazaj (Sahiti 74′), Soue
Trajner: Ilir Daja
Kartonë të verdhë: Useini 26′, Bicaj 32′ / Aliti 25′, Radas 71′
Gjyqtar: Juxhin Xhaja
GOL FLAMURTARI! 38′ – Harkimi i Hoxhajt gjen devijimin e Sidibes, që e përcjell topin për te Bicaj, i cili fare pranë portës vetëm e shtyn topin drejt rrejetës.
GOL SKËNDERBEU! 88’ – Vangjeli harkon saktësisht te Vangjeli një top mjaft të bukur, brenda zone, ku Muzaka me kokë realizon golin e barazimit.