Mesi habit, gëlltit një pilulë në mes të ndeshjes

Gjatë ndeshjes së djeshme mes Barcelonës e Olimpiakosit ra në sytë e mediave spanjolle një gjest i çuditshëm i Leo Mesit. Në minutën e dhjetë të ndeshjes argjentinasi mori diçka të fshehur në çorape dhe e futi në gojë,. Një pilulë, por që askush nuk e kuptoi çfarë lloj ilaçi ishte.

Pas ndeshjes, gazetari i Radio Katalunjës, Rikard Torkemada, dha shpjegimin: ishte një pilulë glukoze, që zakonisht merret para ndeshjes, në minutat para fillimit të takimit, para një sforcimi të madh fizik. Ndoshta Mesi ka preferuar që sforcimin maksimal ta ketë në fund të pjesës së parë, ndaj ka vendosur ta gëlltitë pilulën gjatë ndeshjes.

Pas ndeshjes Barcelona nuk lëshoi asnjë koment, por trajneri Ernesto Valverde u pyet për këtë çështje dhe komentoi: “Mori një pilulë glukoze? Nuk e kam idenë, por nëse shënoi për shkak të saj, le të pijë edhe një tjetër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online