Musta drejt akordit, pak detaje e ndajnë nga Kukësi

26-vjeçari është pranë marrëveshjes me nënkampionët e Shqipërisë dhe sot mund të ketë diçka më konkrete

Jurgen Zela

Merkato te Kukësi është më e nxehtë se kurrë, pasi drejtuesit po punojnë në mënyrë intensive që të rrisin cilësinë në skuadër. Trajneri Peter Pakult vijon pushimet në Austri, ku ndodhet pranë familjes së tij. Para nisjes së pushimeve, Pakult i ka paraqitur listën e dëshirave drejtorit Nderim Nexhipi, i cili po merrem me merkaton e Kukësit. Një ndër emrat në listën e dëshirave të Pakult është dhe Emiljano Musta. Mesfushori i cili luan mjaft mirë dhe si një mbrojtës i majtë preferohet nga 58-vjeçari dhe e kërkon që ta ketë në dispozicion për edicionin e ardhshëm. Mustës i ka përfunduar kontrata në Vlorë dhe është i hapur për oferta. “Sport Ekspres” ka publikuar pak ditë më parë se lojtari nga Elbasani ka marrë një ofertë nga skuadra verilindore. Gazeta mëson se negociatat kanë vazhduar dhe tashmë palët janë drejt një marrëveshje, megjithatë duhet pritur deri në fund të bisedimeve por të parë nëse ky transferim do të realizohet apo jo. Nga blutë u largua Eni Imami pak javë më parë dhe tani kërkohet një pasues.

MUSTA

Musta është një lojtar me shumë eksperiencë dhe ka luajtur me shumë skuadra në Superiore. Në të shkuarën 26-vjeçari ka luajtur me Elbasanin, Shkumbinin, Partizanin, Teutën dhe së fundmi me Flamurtarin. Në sezonin e fundit në Vlorë, Musta ka qenë një nga më të spikaturit, duke u aktivizuar në 33 ndeshje, 31 prej të cilave i ka nisur nga minuta e parë. Kukësi dhe Musta duken shumë pranë një marrëveshje, megjithatë duhet të diskutohen dhe detajet e fundit të kontratës. Aktualisht Kukësi në krahun e majtë të mbrojtjes ka Simo Rrumbullakun dhe Ardit Peposhin. 26-vjeçari do të ishte një lojtar i vlefshëm për nwnkampionët, pasi mund të aktivizohet në shumë pozicione. Nëse elbasanasi nënshkruan, atëherë reparti i mbrojtjes mund të jetë i kompletuar dhe shumë i sigurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online