Musolli: Nga Milinkoviç te Pakult ndryshon korsia

Mesfushori i Kukësit: Me Shkodrën në krah ndihem shumë mirë, ne synojmë çdo trofe që na e lejon matematika të shpresojmë

Jurgen Zela

Eksperienca shpesh është “arma” më e fortë e një lojtari dhe diçka e tillë duket se vlen plotësisht në rastin e Besar Musollit. Mesfushori i Kukësit luan sezonin e tij të gjashtë me verilindorët dhe është pa diskutim një nga elementët kyç në skuadër. 28-vjeçari sezon pas sezoni po bën gjithnjë e më mirë, tashmë dhe në rolin e zëvendëskapitenit. Rendimenti i tij konstant dhe gjithnjë mbi mesataren e ka bërë dhe një nga lojtarët më të dashur për tifozerinë kuksiane. Në një intervistë për “Sport Ekspres”, Musolli flet për këtë fillim të vitit dhe ndryshimet në skuadër. 28-vjeçari komenton dhe prurjet e reja ashtu si dhe teknikun Pakult. Një e ardhme jashtë vendit? Për momentin për të ka rëndësi vetëm Kukësi, por ofertave nuk u mbyllet dera asnjëherë.

-Besar, e nisët mbarë vitin, me një fitore në Shkodër. Kjo është fytyra e re e skuadrës, apo besoni se ka akoma për të dhënë ky Kukës?

– Kemi zhvilluar një fazë përgatitore mjaft të mirë, por dihet se është shumë e rëndësishme që ta nisësh me këmbën e mbarë. Na duhej një rezultat pozitiv në këtë pikë të kampionatit. Kishim bërë ndryshime dhe do të ishte pozitive si për skuadrën, por dhe për stafin teknik. Besoj se gjithnjë ka vend për përmirësim dhe nëse ulim kokën dhe përqendrohemi maksimalisht mund të bëjmë akoma më mirë, gjithnjë duke menduar vetëm ndeshjen e radhës.

-Pak ndryshime në organikë, por në fushë një skuadër ndryshe, çfarë ndryshoi te Kukësi në kaq pak kohë?

– Ndryshimin e solli trajneri. Mund të them se është merita e tij që ekipi ka ndryshuar korsi. Nga Milinkoviç te Pakult është një ndryshim rrënjësor dhe ajo që jep skuadra në fushë është treguesi më i mirë. Pakult është sa i rreptë dhe miqësor. Ndonjëherë ka të bëjë dhe sjellja jashtë fushe që të krijosh një ambient sa më të mirë në skuadër, gjë që Pakult e ka ndryshe nga paraardhësi.

-Diferenca me Skënderbeun është 9 pikë, besoni ende te titulli kampion?

– Duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një. Nuk duhet të nxitohemi, pavarësisht se duhet ta pranoj se skuadra më jep besim se do të bëjmë shumë herë më mirë se në gjysmën e parë të sezonit. Diferenca është vetëm 9 pikë, duhet të përpiqemi të gabomë sa më pak. Llogaritë bëhen në fund, kampionati ende nuk ka arritur në gjysmën e tij.

-Në ndeshjen e fundit ishit përkrah Shkodrës, por ka pasur disa afrime në mesfushë, mendoni se skuadra është e kompletuar dhe si i shihni afrimet e reja?

– Skuadra kishte nevojë për disa afrime. Besoj se është punuar mirë nga ana e drejtuesve, pasi janë afruar lojtarë me shumë eksperiencë. Me Shkodrën? Ndihem shumë mirë, kuptohem me të dhe mund të them se është një lojtar me shumë kualitet. Cilësitë e tij diheshin që para se të vinte te Kukësi. Them se do i bëjë shumë punë skuadrës. I roj që të vazhdojmë me këtë ritëm dhe të shënojë sa më shumë gola siç ai vetëm ai di t’i bëjë. Besoj se ekipi është i kompletuar, por nëse duhet ndonjë tjetër afrim i takon drejtuesve të gjykojnë.

-Në aspektin personal po gëzoni një formë të mirë, e shihni veten në të ardhmen në një kampionat më elitar?

– Synimi i çdo futbollisti është që të arrijë sa më lart. Unë nuk e mendoj të ardhmen e largët. Për momentin synoj që të jap më të mirën time për Kukësin. Nëse do të ketë një ofertë nga jashtë do ta shqyrtojmë me klubin. E theksoj se për mua e rëndësishme është që të jap më të mirën për skuadrën.

-Ndeshja e radhës me Tiranën, “e etur” për Superioren. Sa i druheni dhe do e konsideronit sukses nëse do të arrinit vetëm Kupën?

Ne mendojmë vetëm Tiranën. Ndeshja e Kupës është në synimin tonë që pas takimit me Vllazninë. Kukësi është kampioni në fuqi dhe ne synojmë të fitojmë çdo trofe të mundshëm. Në fillim të sezonit jemi ndërtuar për trofe. Ne do të mundohemi të fitojmë çdo trofe që na e lejon matematika.

-Mesfusha dhe sulmi ishin perfekte në Shkodër dhe të gjithë dukeni shumë më të çliruar dhe shkoni në sulm lehtësisht. Çfarë ka ndryshuar këtë muaj, thjesht skema?

Mendoj se ishin mirë të gjitha repartet. Trajneri na jep liri në fushën e lojës dhe kjo besoj se na ka sjellë dhe shumë rezultat. Kemi liri dhe besim njëkohësisht, por normalisht dhe detyra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online