Mesfushori i Kukësit Besar Musolli shënoi golin që siguroi fitoren kundër Vllaznisë dhe e festoi gjatë, duke hequr edhe fanellën. I kushton pezullimin në ndeshjen e radhës, por Musolli nuk u mendua gjatë, pasi ishte një gol i veçantë, në ditën kur festoi 200 ndeshjet si “kuksian”.
“Jam shumë i lumtur, sot shënova në ndeshjen numër 201, morëm fitore dhe kjo më gëzon dyfish”.
Gjoka ankohet për penalltinë që pretendoi Vllaznia? “Nuk e di, është e drejta e tij. Ai ka qenë te Kukësi, por tashmë mendon për punën e tij”.
Festa e golit me Hallaçin: “Nuk kishim planifikuar asgjë, ishte festë spontane”.
Karton i verdhë, pezullim për ndeshjen e ardhshme: “Më vjen keq dhe kam kërkuar falje, festimi me heqje fanelle ndodhi pa u menduar gjatë”.
Musolli 6 sezonet, si Toti te Roma? “Gjithçka po shkon shumë mirë, marrëdhëniet me klubin janë shumë të mirë dhe pse jo, do të doja të bëhesha te Kukësi si Toti te Roma.