Muriqi la Superligën për të luajtur regullisht, debutimi është fenomenal

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, bëri një zgjedhje të vështirë në janar, duke vendosur në radhë të parë karrierën, sepse i kërkoi Gençlerbirligit ta linte të lirë. Klubi turk pranoi dhe për Muriqin do të thoshte largim nga Superliga e famës dhe milionave në Turqi, por gjithsesi sulmuesi i fuqishëm kërkonte të luante dhe sakrifikoi, duke shkuar te Rizezspori, në divizionin e dytë.

E kanë pritur krahëhapur dhe e kanë bërë menjëherë një pikë referimi në sulm, duke i dhënë edhe një pagë prej superstari, por edhe 23-vjeçari nga Prizreni ua ka shpërblyer menjëherë.

Sot Rizespori fitoi 3-0 në trasnfertë, në Manisa, duke u ngjitur vetëm një pikë larg kreut të tabelës, ndërsa ishte pikërisht Muriqi heroi, duke shënuar dy golat e parë të ndeshjes, në minutat 72 e 77.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *