Merkatoja e kësaj vere duket mjaft intensive për Vedat Muriqin, me sulmuesin që po kërkohet nga shumë ekipe. Që nga Betisi në La Liga e deri te kampionët e Turqisë Gallatasaraj, të gjithë janë të interesuar për gjigantin.
Ishte raportuar disa ditë më parë se Muriqi e kishte mbyllur marrëveshjen dhe do të kalonet te Gallata, por ende nuk ka asgjë zyrtare. Ndërkohë, së fundmi “Tuttomercato” raporton se Sasuolo dhe Torino janë në ndjekje të sulmuesit të Rizespor gjithashtu.
Muriqi përjetoi një sezon fantastik, me 25-vjeçarin që shënoi plot 17 gola, duke qenë lideri kryesor i Rizesporit.