Vedat Muriqi u lodh së qeni plani B. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës (ish-Shqipëria U-21), tashmë 23 vjeç, ka lënë sot Gençlerbirligin në Superligënm turke, duke u transferuar tek Rizespori në divizionin e dytë.
Gençlerbirligi e bleu për 500.000 euro nga Giresunspori në verën e vitit 2016, por që atëherë Muriqi ka qenë më shumë në stol se në formacion. Gjithsesi, ai ka shënuar 11 gola e ka dhënë 4 asiste gjatë qëndrimit në Ankara
Pas miqësores kundër Kamzës, ku shënoi 4 gola, Muriqi shënoi edhe një gol dje, në fitoren 4-1 ndaj Sivasporit, ndërsa pas ndeshjes i kërkoi klubit të largohej dhe iu plotësua dëshira, duke shkuar te Rizespori ambicioz.