Murinjo: Salah u ble nga unë, u shit nga Çelsi

Sezoni fenomenal i Mohamed Salah ka bërë që të flitet për Topin e Artë, nëse Liverpuli fiton Champions League, por ndërkohë te gjithë ngrenë pyetjen pse Çelsi e më pas Roma e shitën shumë lirë egjiptianin, që në Liverpul po shënon si Mesi e Ronaldo.

Ditët e fundit ka pasur kritika edhe për Zhoze Murinjon, sepse Salah shkoi nga Bazeli te Çelsi në janar 2014 për 14 milionë sterlina, por luajti shumë pak dhe me pas u huazua të Fiorentina, para se të shitej të Roma në vitin 2016.

Tani Murinjo u përgjigjet gjithë atyre që e akuzojnë për mungesë largpamësie: “Është hera e parë që po e them këtë, por është një tjetër padrejtësi që thuhet për mua. Njerëzit thonë që unë e shita Salahun, por edhe të e kundërta, unë e bleva atë, unë ia kërkova Çelsit ta blinte. Por ai erdhi si një djalosh i ri, nuk ishte gati as fizikisht e as mendërisht, impakti me Anglinë dhe ndryshimi social nuk ishin të lehta për t’i përballuar.

“E dhamë në huazim që të luante rregullisht e të rritej, na e kërkoi edhe vetë këtë gjë. I duheshin minuta, i gjeti në Firence.

“Më pas, Çelsi e shiti, OK? Është gënjeshtër, kur thuhet që e shita unë. Unë e bleva, e dhashë në huazim sepse kishim anësore ofensive të një niveli shumë të lartë, si Uillian e Hazard.

“E vërteta është që unë e bleva, por nuk e shita. Gjithsesi, kjo pak rëndësi ka tani, jam i lumtur për ato që po bën Salah dhe sidomos për faktin që u shënon të gjithëve, por në dy ndeshje nuk i ka shënuar ekipit tim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *