Murinjo nuk di që të humbasë dhe gjithmonë ka fajtor të tjerë për dështimet e Romës. Nga “të kryqëzuarit” e Bodo Glimt te arbitrat. Këtë herë trajneri portugez e kishte me kryesorin e takimit pasi humbi në shifrat 1-2 ndaj Milanit. Menjëherë pas përfundimit të takimit, Murinjo ka thënë pak fjalë dhe më pas ka lënë mikrofonin e “DAZN”:
“Urime Milanit, por nuk po e them diçka më tepër se me siguri nuk do të jem në ndeshjen tjetër në stol, do të më dënojnë. Më mërzit fakti se këtu nuk ka respekt për tifozët tonë. Ne nuk luajtëm mirë, por i dhamë të gjitha. Nervrikosem se këtu nuk ka respekt, kaq mjafton për ju, nuk dua të flas më shumë”, tha Murinjo. /Sport Ekspres/