“Jam patriot“, Tafas tregon dashurinë për Shqipërinë: Më kërkoi Kombëtarja greke, por zgjodha kuqezinjtë

Anxhelo Tafas është kthyer në portierin e momentit në Abissnet Superiore. Jo pak herë gardiani 21-vjeçar ka bërë heroin për Kukësin, ku përveç pritjeve të mrekullueshme aplikon edhe një futboll moder në lojën me këmbë.

Tafas mbron gjithashtu edhe fanellën e Shpresave kuqezi, të cilën e ka zgjedhur para Kombëtares greke, vend në të cilin edhe ka lindur e ka jetuar gjatë. I ftuar në emisionin “Ora Sport“, portieri shqiptar tregon se trajnerin e ekipit kombëtar grek e ka mik të tijin dhe se Shpresat helene i kanë kërkuar të veshë fanellën e tyre, por në fund i ka refuzuar për të zgjedhur Shqipërinë.

“E dua Shqipërinë shumë. Jam patriot. Trajnerin e Kombëtares greke e kam mik të mirë, por prapë zgjodha Shqipërinë. Kam pasur ofertë nga U21-shi i Greqisë. Longo? Është shumë trajner modern, ka ide dhe ka komunikim shumë të mirë me lojtarët”, ka thënë Anxhelo Tafas./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online