Zhose Murinjo është prej kohësh pa ekip, konkretisht që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur edhe u shkarkua nga Mançester Junajtid.
Portugezi ka rënë në qetësi muajt e fundit, teksa thuajse nuk është përfolur për të marrë drejtimin e ndonjë ekipi. Këtë qetësi, duket se Murinjo ka menduar ta thyejë po vetë, pasi së fundmi ka folur për mediat, ku dhe ka shprehur synimet për të ardhmen.
Sipas luzitanit, drejtimi i ekipeve duket se nuk e tërheq edhe aq shumë. Murinjo kërkon të drejtojë një Kombëtare dhe këtë gjë e shpreh hapur. “Mendoj më shumë për Kupën e Botës dhe Europianin. Kam shumë kohë që dua ta provoj një aventurë të tillë. Për momentin e shoh veten më shumë te një Kombëtare se sa te një klub. Portugalia e duhura? Nuk është e thënë të jetë Portugalia.”