Murinjo i tregon derën Marash Kumbulllës dhe piketon pasardhësin, në skenë del një klub i Serisë A për mbrojtësin shqiptar

Largimi nga Roma duket i pashmangshëm. Marash Kumbulla nuk bën pjesë në planet e Murinjos. Ndeshjet e fundit mbrojtësi shqiptar i ka ndjekur nga stoli, duke marrë mesazhin e qartë se në janar duhet të shohë për një tjetër ekip. Murinjo i tregon derën Marash Kumbullës dhe ka piketuar pasardhësin e tij.

“Calciomercato.com” raporton se Roma kërkon të marrë futbollistin e Volfsburgut, Miki van de Ven. Sa i përket Kumbullës, në skenë për të del një tjetër klub nga Serie A. Fiorentina është në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe 22-vjeçari shqiptar shihet si alternativa e duhur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *