Zhoze Murinjo më në fund ka bërë paqe, ose më saktë armëpushim, me Antonio Konten. Pas fitores 2-1 që Mançester Junajtid arriti ndaj Çelsit, Murinjo tha se shtrëngimi i duarve “nuk kishte nevojë për fjalë”. Këtë sezon dy trajnerët kanë debatuar ashpër në distancë, ndaj sfida mes tyre në Old Trafford pritej me interesim të madh. Gjithsesi, asnjëri nuk foli për rivalitetin mes tyre para ndeshjes, ndërs në fushë u vu re takimi mes tyre, edhe pse pa shkëmbyer asnjë fjalë.
“Nuk ka nevojë për komente, i dhamë dorën njëri-tjetrit dhe këtë duam t’u tregojmë të gjithëve. Ne nuk jemi dy njerëz normalë në futboll, kemi një histori”.
“Ne mundëm një skuadër fantastike, që jo më kot doli kampione vjet dhe luajti shumë mirë ndaj Barcelonës javën e shkuar, ndërsa e nisi shumë mirë edhe sot”.
Enjoy that one, #MUFC fans? pic.twitter.com/fD782XbeeE
— Manchester United (@ManUtd) February 25, 2018