Murinjo fut risi në futboll! Portugezi del në fushë me mikrofon dhe regjistrues, ka në dorë arbitrat dhe mbron veten

Trajneri i Romës, Jose Mourinho tha se gjatë ndeshjes kundër Monzas kishte mbajtur mikrofon regjistrues për t’u mbrojtur nga “arbitri më i keq që ka parë ndonjëherë në jetën e tij”. Roma barazoi 1-1 ndaj Monzas në Serie A dhe trajneri portugez e lë sërish rezultatin në plan të dytë.

Ai ka zgjedhur që të mbajë një regjistrues në mënyrë që gjithçka të jetë e dokumentuar nga bisedat me arbitrat. “Shkova në ndeshje me mikrofon. Regjistrova gjithçka. Që nga momenti që dola nga dhoma e zhveshjes deri sa u ktheva, për të mbrojtur veten. Ai arbitër është më i keqi. Ai është teknikisht i tmerrshëm, zero komunikim, zero ndërgjegjësim”, tha Mourinho. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *