Pep Guardiola dhe Zhoze Murinjo kanë një rivalitet prej vitesh, teksa fillimisht drejtonin Barçën dhe Realin, dy rival të përjetshëm në Spanjë, ndërsa tani sfidojnë njëri-tjetrin në derbin e Mançesterit. Pep po bën mirë, teksa fitoi titullin edicionin e shkuar, ndërsa këtë edicion “qytetarët” janë kryesues, pa pësuar asnjë humbje.
Një temë diskutimi në ambientet ku flitet për sport është pa diskutim se cili mes spanjollit dhe portugezit është më i mirë. Secili ka mendimin e tij, por për Jurgen Klop, trajnerin e Liverpulit, diferencat janë të mëdha dhe nuk ka asnjë dyshim për atë që është më i miri. Në konferencën në prag të ndeshjes mes Uatfordit dhe Liverpulit, tekniku tregoi se simpatia e tij është për Pep Guardiolën.
“Pep apo Murinjo? Mund të më kërkonit një emër tjetër në vend të Murinjos. Guardiola është trajneri më i mirë në botë, jo vetëm në krahasimin me trajnerin i Junajtid që po bën mirë po ashtu”.