Murati: Trashëgimtari i Canës, shoh vetëm një futbollist që mund të bëhet lider

Edvin Murati është një prej lojtarëve më të mëdhenj të Kombëtares së Shqipërisë. Ish-lojtari kuqezi, prej vitesh është zhvendosur në Francë, por vijon të jetë mjaft aktiv në botën e futbollit. I ftuar në promovimin e filmit “Lorik”, Murati ka folur për “Telesport” si për dokumentarin e ish-kapitenit të Kombëtares, ashtu dhe për skuadrën përfaqësuese në tërësi.

Nuk kishte si të mungonte një koment për shortin e Euro 2020 nga ana e ish-mesfushorit, i cili ka treguar se çfarë i kanë thënë miqtë e tij nga përfaqësuesja e “gjelave”.

Duket si një ribashkim i kombëtares?
Me të vërtetë është një kënaqësi. Në evente të tilla sheh miqtë, partnerët e dikurshëm. Të gëzon ky fakt. Falënderoj Lorikun për këtë event. Na jep mundësi të shohim ata që duam.

Dukesh në formë, bashkë me Lorikun ndoshta do të ishte mirë të ktheheshit në kombëtare?
(Qesh) Jo, jo! Jemi copa-copa. Ndoshta karroceria duket e bukur, por kështu nga brenda jo.

Të kthehemi te kombëtarja, kur do të vijë një brez si i Lorikut dhe i juaji?
Tani, është vështirë të zëvendësosh Lorikun. Duke parë se çfarë kapiteni ka qenë. Roli i liderit në ekip është shumë i rëndësishëm.  Kur ai flet të gjithë duhet të dëgjojnë në dhomat e zhveshjes. Kemi pasur lider si Loriku, si Strakosha, si Rudi Vata apo Altin Lala. Na duhet një lider, na mungon shumë.

A mund ta bëjë dikush?
Për momentin, sinqerisht shoh Thomas Strakoshën. Njerëzit mund të habiten, por një djalë i ri që ka luajtur gjithë ato ndeshje dhe e sheh me qetësi, mund të bëjë edhe liderin. Duke pasur baba Foton, do ta ndihmojë.

Të flasim pak për shortin dhe Francën përballë…
Filluan që tani duke më kërkuar bileta me sms miqtë e mi… Përtej shakave, jam shumë i kënaqur që do të përballemi me Francën. Kam miq shqiptarë dhe francezë. Kam bërë urën mes dy vendeve dhe më pëlqen kjo gjë. Diçka e bukur që jemi bashkë. Edhe presidenti i federatës franceze me shaka më tha: “prap me ju do të luajmë ne”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online