“Mur i vërtetë“/ Në Itali vlerësojnë lart Rrahmanin, Gatuzo: I kam dhënë më pak minuta se meritonte

Napoli triumfoi me shifrat minimale 1-0 mbrëmjen e sotme kundër Juventusit, ku mjaftoi ajo penallti e kthyer në gol nga Insinje. Një paraqitje fantastike pati edhe Amir Rrahmani, i cili u tregon të gjithëve përse të kaltrit vendosën ta blinin kartonin e tij që janarin e shkuar. Mbrojtësi shqiptar ka meritën e madhe për fitimin e penalltisë në minutën e 30, ndërsa gjatë gjithë takimit ka qenë një mur për Ronaldon dhe Moratan.

Vlerësime të larta vijnë për të nga Italia, ku nuk mungojnë fjalët e mira si nga mediat ashtu edhe nga trajneri Gatuzo. “Sportmediaset“ e rendit Rrahmanin mes 3 më të mirëve për Napolin kundër Juventusit, duke e vlerësuar me 7 paraqitjen e tij, për të cilën shkuran: “Provë e jashtëzakonshme në mbrojtje për ish-in e Veronës, i cila nuk të bën të pendohesh për Koulibalinë dhe Manolas. Ai merr penalltinë vendimtare, pastaj është një mur i vërtetë dhe në krahun e tij Morata dhe Ronaldo nuk kalojnë kurrë. Gjigant”.

Ndërkohë fjalë pozitive dalin edhe nga goja e kreut të pankinës, i cili për “Sky Sport“ pas ndeshjes përgëzon mbrojtësin shqiptar. Madje edhe duke pranuar faktin se i ka dhënë më pak minuta se sa meritonte këtë sezon.

“Ndeshjet e fundit kemi pësuar gola të pabesueshëm, veçanërisht dy të parat me Atalantan dhe Xhenoan. Janë gabime që nuk duhet t’i nënvlerësojmë. I përgëzoj Maksiomiviçin dhe Rrahmanin.  Rrahmanit i kam dhënë më pak minuta nga sa meritonte, por të kesh Manolas dhe Koulibali nuk është e lehtë t’i heqësh“ ka thënë ndër të tjera Xhenaro Gatuzo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online