Lacio është përballur sot me Fiorentinën në javën e 19 të Serisë A. Në këtë sfidë pati disa minuta edhe për Elseid Hysajn. Ky i fundit është aktivizuar në minutën e 80, kur zuri vendin e Lazarit.
Një befasi e madhe, teksa futbollisti shqiptar mungonte në fushën e lojës që prej tetorit të vitit të shkuar. Ndeshja e tij e fundit me fanellën e Lacios ishte ajo kundër Torinos, më 4 tetor, ku luajti për 90 minuta./Sport Ekspres/